Ministrin e ri Arben Vitia nuk e ka përmendur, por ish këshilltarja e ish ministrit Rifat Latifi ka bërë një reagim pasi Vitia është emëruar në krye të shëndetësi.
Lumturije Bekaj, i ka thur lavde ish ministrit Latifi, duke e cilësuar si gjeni të transformimit të shëndetësisë.
Beka e cila ka qenë shumë e afërt më ministrin, ka zbuluar një të pa thënë, të cilin ministri nuk e kishte deklaruar kur kishte ikur nga detyra. Duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, ajo ka thënë se: “Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin”.
Postimi i plotë i Lumturije Bekajt:
Prof. Dr. Rifat Latifi, sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, përkundër pengesave masive, të grupeve të interesit, ka qenë dhe do të mbetet meritori i vetëm për ndryshime rrënjësore të sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës! Lufta politike, individë dhe grupe të interesit (të cilët mendojnë se sot fituan- përkundrazi kanë humbur) u munduan në vazhdimësi ta pengojnë punën dhe angazhimin e dr. Latifit, të cilin bota e cilëson GJENI të tranformimit shëndetësor. Ata që e ftuan, u munduan në çdo hap vetëm ta pengonin. Ishte i pari që aktivizojë DIPLOMACINË MJEKËSORE, dhe i pari që u mundua për përmirësim të kushteve të stafit mjekësor dhe shërbime sa më të mira për qytetarët. Megjithatë, AI asnjëherë nuk do të ndalet së kontribuari për qytetarët e vet! Vazhdojmë..#Prof.Dr.RifatLatifi#.