Live

Ish-kryeprokurori Syla flet për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Qeveria Kurti erdhi me gojën plotë kundër korrupsionit

16:52 / 23 Nëntor 2022

Nga admin

nga admin

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar 20 vendime, e njëri ndër ta ka të bëjë me uljen e pagës së prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës.

Lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka reaguar edhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit dhe ish-prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, shkruan Kosovalive.net.

Ai për Kosovalive.net, ka deklaruar se ky vendim është i paarsyeshëm.

“Është një vendim shumë i paarsyeshëm si prokuror e si ish-prokuror, ky vendim është edhe vendim i ngutshëm edhe i paarsyeshëm. Mandej është një parim që ekziston një e drejtë e fituar, nuk mund të mohohet kaq lirshëm pa kurrfarë procedure”, ka deklaruar Syla.

Syla ka thënë se qeveria e ka gojën plotë kundër korrupsionit por do të duhej që të krijoj kushte për ta.

“Meqenëse qeveria e ka gojën plotë kundër korrupsionit duhet që ti krijoj kushte edhe prokurorëve edhe gjyqtarëve, që edhe prokurorët të kenë mjaftueshëm staf. Stafi ju mungon, por edhe teknika ju mungon”, ka thënë Syla.

Syla: Qeveria Kurti nuk do ta luftojë krimin e organizuar e as krimin në përgjithësi me këto paga

“Përditë ne ballafaqohemi nëpër gjykata e prokurori, sepse ata as kompjuter nuk kanë, as teknikë nuk kanë, e kanë teknikë të vjetërsuar, kështu që nuk favorizohet sistemi i drejtësisë, nuk sigurohen as prokurorët as gjyqtarët, prandaj kjo për mua ka qenë me të vërtetë e papritur, sepse janë prekur në pagë, është vendim i padrejtë, e me këto kushte e masa që i paska marr kushtimesh qeveria, e unë nuk besoj që luftohet krimi i organizuar e as krimi në përgjithësi”, tha ish-kryeprokurori Sylë Hoxha.

Syla flet edhe për premtimet e qeverisë Kurti ende pa ardhur në pushtet.

“Erdhi në pushtet me fjalët për veturat e blinduara, që të punojmë në sistemin e drejtësisë me kapacitet të shtuar, e ky vendim ka qenë i papritur dhe kjo do të ndikoj negativisht. Unë po shpresoj që të ketë më shumë reagime, prandaj, nuk duhet të preken pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ky vendim ka nxitur shumë reagime dhe është kundërshtuar.  Njohësit e drejtësisë, vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve po e shohin si të kundërligjshëm dhe si diçka që mund t’i hapë mundësi korrupsionit në sistemin e drejtësisë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...