Live

Ish-ministri i Brendshëm: Plani franko-gjerman në favor të Kosovës e me njohje defacto

09:28 / 12 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Propozimi franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po konsiderohet si i duhur nga ish-ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Ndonëse nuk është prezantuar zyrtarisht nga palët, analistë dhe komentues të politikës, thonë se nga ky plan është njohja defacto e Serbisë.

Lidhur me këtë plan, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se i njëjti mund të modelohet në Bruksel.

“I kam lexuar disa komente të planit franko-gjerman dhe mendoj se mund të diskutohet edhe në Bruksel, sepse nuk është definitive. Në tavolinën e bisedimeve, ky plan mund të modelohet mirë dhe të nxirret një projekt i mirë për shtetin e Kosovës. Njohja defacto, mospërzirja e dy shteteve në arenën ndërkombëtare”.

Në lidhje me mohimin e këtij plani nga krerët e shtetit, Mustafa e quan gabim.

Ai thotë se Qeveria me ftesën që iu ka dërguar partive opozitare ka dashur t’i njoftojë për këtë plan.

“Para dy javësh është quajtur ‘fake neës’. Kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë diskutuar me grupin parlamentar dhe kryeministri i ka ftuar partitë opozitare që t’i njoftojë për planin dhe doli që është plan i saktë. Në atë plan ka kompromise të mira por edhe të dhimbshme për Kosovën, por që ekziston. Tash është dhënë mundësia që ky plan të diskutohet edhe në Bruksel, dhe aty mund të përgatitet një ‘brum’ i mirë që të krijohet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Mustafa për EO.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...