Live

Ja se si të dalloni nëse ka kamera të fshehta në dhoma të hotelit

15:58 / 28 Tetor 2022

Nga Denis Fana

Teknologjia ka përparuar shumë. Filmimet e fshehta për qëllime dashakeqe për fat të keq janë dendësuar. Shpesh ne na kap pasiguria nëse jemi duke u filmuar apo përgjuar.

Realiteti është se asnjë hotelier, apo dikush që merr dhoma me qira, nuk ka dëshirë t’ju shikojë në momente të veçanta private.

kamera te fshehta

“Ndërsa flasim, ka kamera që mund të jenë sa maja e një stilolapsi. Ato janë të vështira për t’u perceptuar me sy të lirë, dhe mund të përshtaten me objekte të zakonshme, për shembull syzet, stilolapsat, dorezën e derës dhe kanë një rezolucion shumë të mirë.” tha Kelly Ioannou.

Gjetja e një kamere të mundshme

– Kontrolloni dhomat e gjumit dhe banjon
– Shikoni instalimet e zakonshme në drita, radio të lidhura, orë, termostate

– Ka shumë të ngjarë që kamera është e lidhur me një burim ose pajisje elektrike

– Hiqeni nga priza televizorin, altoparlantët dhe orën– Vini re nëse ka ndonjë reflektim që mund të tregojë kamerën e fshehur

– Kontrolloni rrjetin Wi-Fi

– Kërkoni skanerin e avancuar të rrjetit

Shpërndaje në

U Kopjua