Live

Japonia ua “mbyll gojën” Gjermanëve, i mposhtë me rikthim fantastik

16:03 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Japonia ka shkaktuar tërmet në Kupën e Botës.

Ata sapo mposhtën Gjermaninë me rezultat 2:1, shkruan kosovalive.net

Gjermanët kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 33-të me anë të Gundoganit që shënoi nga pika e bardhë.

Por, në pjesnë e dytë u ‘këndua’ krejt tjetër këngë. Në minutën e 75-të, Japonia barazoi me anë të Doan, kurse në minutën e 83-të Japonia shënoi golin e epërsisë me anë të Asanos.

Gjermania e fillon në mënyrën më të keqe këtë Kampionat Botëror. Japonia sapo ia rriti vetës gjasat për të kaluar grupin./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua