Live

Jasharaj skeptikë se do të ketë rritje të pagave në Qeverinë Kurti: Mund të ketë ndonjë pako për ndihma si vitra

21:45 / 16 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryesindikalisti, Rrahman Jasharaj në intervistën e dhënë për kosovalive.net u shprehë skeptikë sa i përket asaj se a do t’i rrisë pagat Qeveria Kurti. Ai tha se mund të ketë pako për ndihma sikurse vitrat.

“Ne do të bëjmë çmos. Znj.Nagavci në kohë grevë, aq e bëri ligjin e bukur, aq i bëri koeficientat e mëdhenj, filluam të duartrokasim edhe ne në SBASHK edhe pse ishim në grevë, madje thoshte se koeficinetët që i ka bërë MASHT-i janë më të mëdhenj se që i kanë kërkuar. Jam shumë skeptikë se Qeveria Kurti do të bëj ngritje pagash, sepse ai e thotë në Parlament se ‘ne s’kemi ardhur me premtimin për ngritje pagash’. Mund të ketë ndonjë pako si kjo, për ndihma si vitra.”, tha ai.

Jasharaj u shprehë se uron që Qeveria Kurti të ketë mësuar diçka nga greva.

“I mbetet antarësisë, uroj që të mos bëhet. Uroj që Qeveria Kurti të ketë mësuar diçka nga greva. I uroj që të mos e merr si triumf pezullimin e grevës. Greva mund të ketë edhe tani. Besoj që kam kondicion dhe imunitet për t’u përballur me këtë Qeveri, edhe pse sulmet ndaj sindikatave nuk kanë të ndalur, konkretisht është ‘e-kosova’ për çka ka reaguar edhe Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe Konfederata e Shërbyesve Civil me seli në Bruksel, i kanë dërguar letër. Kjo për shkak se ‘e-kosova’, z.Murati e ka bërë pikërisht për të bërë një barikadim për të bërë një pengesë të patejkalueshme”, tha ai./kosovalive.net/

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...