Live

Kameliet njihen si “trëndafila dimri”: Kujdesuni për këto gjëra dhe do të lulëzojnë deri në ngricën e parë

20:34 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këto bimë me gjelbërim të përhershëm vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe prodhojnë disa nga lulet më të bukura që ofron stina e ftohtë

Pa marrë parasysh që planifikoni të rritni kamelia apo tashmë i keni në kopshtin tuaj, janë të nevojshëm disa hapa të rëndësishëm për t’u dukur dhe për të lulëzuar sa më mirë.

Nëse rriten mirë aty ku janë të mbjella, kanë nevojë vetëm për pak kujdes dy herë, mbase edhe tri herë në vit, transmeton Telegrafi.

Melisa Strauss, eksperte e kopshtarisë, ka ndarë këshillat e saj më të mira të cilat do të duhej t’i aplikonim gjatë sezonit të lulëzimit.

Pa plehërim. Kameliet duhet plehëruar vetëm dy-tri herë në vit. Herën e parë duhet plehëruar në pranverë, për të nxitur sytha të rinj. Pastaj sërish në fillim të verës për të mbështetur rritjen e re.

Një plehërim i tretë mund të ndodhë në fund të verës ose në fillim të vjeshtës, por kopshtarët duhet të përpiqen ta shmangin atë nëse nuk duket sikur bima ka nevojë për një nxitje.

Plehërimi në vjeshtë duhet të jetë i kufizuar sepse shkakton rritje të re që është më e butë dhe më e ndjeshme ndaj ngricave.

Melissa shpjegoi:

– Kameliet do të lulëzojnë pa fekonduar. Plehërimi në kohën e duhur është i dobishëm për shumimin e luleve të tyre, por moti i keq mund të çojë në dëmtime të reja të rritjes.

Shpërndaje në

U Kopjua