Live

KEDS: Gjoba e ZRRE-së do ta përkeqësojë situatën me energjinë

23:03 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një ditë më parë morën gjobë në vlerë prej 2.7 milionë eurosh. Ky dënim iu shqiptua KEDS-it, ndërkaq KESCO është gjobitur me 8.4 milionë euro.

Këto masa administrative i mori Bordi i Zyrës të Rregullatorit për Energji.

Gjoba që morën do ta përkeqësojë situatën me energjinë.

Kështu u shpreh zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Prandaj, për ta zgjidhur atë që po cilësohet padrejtësi, nga KEDS-i po planifikojnë t’iu drejtohen organeve të drejtësisë.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji u deklaruan për masat që morën.

Bordi kishte shqyrtuar edhe ankesa të konsumatorëve në mbledhjen e së mërkurës.

Shpërndaje në

U Kopjua