Live

Kërcënohet shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK

20:14 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte është kërcënua shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Dr. Shaqir Uka derisa po kryente detyrën e tij.

SHSKUK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kërcënimi ka ndodhur nga një familjar i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

“SHSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre  të marr dënimin meritor.

Shpërndaje në

U Kopjua