Live

Këshilltari i Konjufcës: “Rama nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me armiqtë e Thaçit në Kosovë”

09:31 / 10 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Këshilltarët e Glauk Konjufcës, kanë filluar edhe të shprehen si analistë politikë.

Është këshilltari politik i jashtëm i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Donik Sallova, i cili në cilësinë e analistit politik ka komentuar raportet e liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sallova në një intervistë për Ora News, duke u munduar t’i hyjë në hatër kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me armiqtë politik të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Në 2 a 3 vitet e fundit Rama nuk ka pasur marrëdhënie të mira me udhëheqësit e Kosovës. Heshturazi dhe në nivel teknik kam besimin se po punohet. Rama nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me armiqtë e Thaçit në Kosovë. Me Kurtin pavarësisht mosmarrëveshjeve marrëdhënia menaxhohet mirë. Presidentja Osmani po sillet me Ramën siç po sillet Rama ndaj Kosovës. Në këtë kontekst Osmani po sillet ndaj Ramës si kundrejt një fqinji që nuk mund ta shohë në mënyrë të veçantë. Qëndrimi i Ramës në shumë raste e ka nxjerrë Kosovën shumë keq”, tha Sallova.

Njëjtë sikurse Sallova, edhe këshilltari tjetër i Konjufcës, Avni Zogiani, ia ka nisur të shfaqet në media si analist dhe të japë opinione politike. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...