Live

Kishte luftuar në anën e serbëve në Kosovë, vritet në Ukrainë mercenari rus Yegor Gorshkov

15:53 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Është vrarë në Kherson mercenari rus Yegor Gorshkov.

Gorshkov kishte qenë i angazhuar si mercenar në krah të ushtrisë serbe, në luftën e Kosovës.

Lajmin për vrasjen e tij e kanë konfirmuar në rrjete sociale, duke thënë se ai është vrarë me disa pjesëtarë të tjerë.

“Në Kherson u vra Yegor Gorshkov (Vollga), i cili dikur krah për krah, bashkë me djemtë tanë, luftoi si vullnetar në Kosovë”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua