Live

Kissinger: S’ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s

09:13 / 18 Janar 2023

Nga Kosova Live

    Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger deklaroi se pushtimi rus tregon se nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s.

    Prej disa muajsh, ai ka qenë për një armëpushim në luftën në Ukrainë, që në fakt do të pranonte disa nga fitoret ushtarake të Rusisë.

    Por, duke folur përmes video-lidhjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Kissinger u shpreh se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte rezultati i duhur.

    “Para luftës, unë kam kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse kam pasur frikë se një gjë e tillë do të niste pikërisht këtë proces që tani ne po shohim. Tani që ky proces ka arritur në këtë nivel, ideja e një Ukraine neutrale nën këto kushte nuk ka më kuptim”, shtoi ai.

    Presidenti rus, Vladimir Putin i ka përshkruar aspiratat e Ukrainës për në NATO si kërcënim, teksa ai ka justifikuar pushtimin e Ukrainës që e nisi më 24 shkurt të vitit të kaluar.

    Shpërndaje në

    U Kopjua

    SONDAZH

    Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

    Shiko Rezultatin

    Loading ... Loading ...