Live

Kjo është gjendja aktuale në veri, nëpërmjet fotografive

14:40 / 09 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka shtuar praninë në veri të Mitrovicës, pas zhvillimeve të fundit që u paraprinë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë shpallur të mbahen më 18 dhjetor.

Mbrëmë, por edhe sot janë parë numër më i madh i policëve të Kosovës në pjesë të ndryshme në veri të vendit.

Prani më e shtuar e Policisë është parë në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe afër Zyrës së KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, e cila ishte cak i sulmit me shok-bombë.

Kujtojmë se mbrëmë një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar në Zveçan me armë zjarri, ku si pasojë një polic është plagosur dhe po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje në

U Kopjua