Deputeti i VV-së, Artan Abrashi gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka folur për Komisionin Hetimor për Krizën Energjetike.
Abrashi i VV-së ka thënë se opozita duhet të kërkojnë falje për dëshimitarët që kanë sjell lidhur me rastin e ambasadorit, Martin Berishaj..
Deputeti i VV-së, tha se kjo gjë është keqpërdorur për qëllime fiktive.
“Kanë përfunduar që në fund të intervistimit këta deputetë intervistues të përfundojnë me puthje e përqafime me z. Berishaj”, shtoi Abrashi.
“Po me shqetëson kjo z. Abrashi, se une si kryetar s’qenkam i njoftuar me këto përqafime. Ka ndodhur këto apo jo”, ka shtuar Konjufca i cili ka shkaktuar edhe të qeshura tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Ishin përqafime mallëngjyese dhe të zjarrta”, shtoi tutje Abrashi.