Live

Konjufca takon udhëheqësit e NDI: Synojmë forcimin e demokracisë

16:24 / 14 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtoren dhe Shefen e Programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe Drejtorin e Programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin, përcjell Reporteri.net.

Në takim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë organizatë partnere, si dhe nevojën për të ecur përpara e së bashku me punën e mirë, me synimin e forcimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit në proceset apo rezultatet institucionale.

“Kryetari Konjufca i falënderoi znj. Rust dhe z. Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror. Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, në njoftim theksohet se Stephanie Rust dhe Robert Benjamin e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe theksuan përkushtimin e NDI-së për të vazhduar bashkëpunimin e për të vazhduar me punën e përbashkët në interes të vendit dhe demokracisë.

Shpërndaje në

U Kopjua