Live

Krasniqi: Karriket e pushtetit më të rëndësishme se sa ato të nxënësve

17:52 / 25 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënës, por tha se i ka hapur për zgjedhjet e Vetëvendosjes.

Krasniqi tha se për Kurtin, “karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve” që sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.

E kam thënë edhe në Kuvend që Kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e 90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinj të erës”, tha Krasniqi./kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua