Live

Krasniqi: Në vilën e Titos – kasapit të shqiptarëve, Kurti pranoi krejt ato që kundërshtonte

11:55 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti tash po e pranon se ka Asociacion nga marrëveshja e fundit.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të dialogut.

Kryeministër çka ka, çka s’ka, a ka Zajednicë a ka Asociacion.

Me një fjali, mbrëmë e ka përmbysë krejt jetën e tij politike. Sepse po, ka Asociacion dhe ka pasë saherë që ky ka thënë se nuk ka.

Sepse loja me fjalë skadon atëherë kur fillon afati i veprimeve.

Në vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtu që nuk ka me i pranu kurrë”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua