Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, Ëilliam Ëalker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.
Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orëa 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë.