Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të dal pak nga qyteti i Prishtinës.
Kurti do të vizitoj qytetin e Gjilanit. Ai do të vendos gurëthemelin e QKMF-së në lagjen Arbëria në Gjilan, shkruan Kosova Live.
Ai po ashtu në ora 14:00 do të takohet me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit:
12:00 – Vendosja e gurëthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, në Gjilan.
13:00 – Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.
14:00 – Takimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit
/KosovaLive/