Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur dje në Zveçan, Ekrem Neziri.
Kurti në postimin që e bëri në Facebook tha se me zyrtarë të tillë mbahet shteti, shkruan kosovalive.net
Ai u shprehë se kriminelët do të ndiqen e dënohen.
Ekrem Neziri sot u operua pasi ishte plagosur në krahë dhe copa të metalit e kishin goditur edhe në kokë. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT, ALBIN KURTI:
Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen.