Live

Kryetari i Pejës dënon ashpër sulmin seksual ndaj Mrika Nikqit

21:34 / 30 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Pejës ka dënuar siç e ka quajtur krimin, duke iu referuar sulmit seksual ndaj aplinistes Mrika Nikqit.

“Mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë!❤️”, ka shkruar kryetari i Pejës.

Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikqi në qendër të Pejës./kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua