Kryesindikalisti, Rrahman Jasharaj në një intervistë të dhënë për kosovalive.net ka u shprehë se Qeveria ia dha bindjen se nuk iu gëzua pezullimit të grevës.
“Grevën e kemi pezulluar dhe të ju them të drejtën kam pritur së paku që ta kemi një ftesë nga Znj.Nagavci për të ju gëzuar pezullimit sepse ata vajtonin në kohën e grevës, qanin për fatin e nxënësve, por bindja krijohet deshte s’deshte se ata nuk ju gëzuan pezullimit të grevës sikur kanë pasur dëshirë që greva të vazhdojë që opinioni publik të mirret vazhdimisht me ne e të mos mirret me çështjet që janë kapitale për Republikën e Kosovës, mos të hyjë unë në politikë si dialogu e të tjera.”, tha ai.
Tutje, Jasharaj tregoj se ku e kanë zanafillën tensionet mes tij dhe kryeministrit Kurti.
“Sherri i gjithë këtij tensioni ka filluar në Qeverinë Kurti 1, kur para se të bëhej Qeveria, ai na fliste fjalët më të bukura për sindikalizmin dhe për social-demokracinë pa u bërë bashkë me LDK-në. Kur u bë kryeministër, ne shkuam siç e kemi traditë ne shqiptarët të ia bëjmë përhajerë detyrën, me shpresën e madhe që na kishte thënë në takimet e kaluara. Por, ne kur shkuam aty, ministër i Financave atë kohë ka qenë zëvendëskryeministri Bislimi, dhe unë e fillova bisedën shumë i relaksuar nga bisedat që i kishim para se të bëhej kryeministër por kolltuku i kryeministrit e kishte ndryshuar edhe në Qeverinë Kurti 1. Unë fillova me atë zhargonin tim, i thash ‘i nderuar kryeministër, urime detyra besojmë kështu e besojmë ashtu’ dhe iu drejtova ministrit të Financave, sepse ende kushtetuesja nuk e kishte rrëzuar Ligjin e Pagave atë kohë dhe unë i thash me fjalorin sindikal ‘i nderuar ministër i Financave, t’i dua paret për Ligjin e Pagave’ dhe më tha ‘cilat pare, çka po të duhen ty’, i thash ‘qato para që janë rezervë sepse Ligji i Pagave do të bëhet’ dhe aty Kurti u ndje shumë keq dhe më tha ‘unë e di me kënd je ti’ këtyre tjerëve ju tha ‘ti je me këtë, ti je me atë’. Mua më tha ‘e di me kënd je’ duke aluduar se jam me PAN-in. Ai na tha “gjersa ta kuptoni se kryeministër jam unë, këto dyrë janë mbyllur”, ne i morëm letrat dhe dolëm sepse ai e mbylli takimin”, tha ai./kosovalive.net/
INTERVISTA E PLOTË: