Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar para deputetëve, se dëshiron t’i pyes se a do të dëshironin ta votonin marrëveshjen në Kuvend.
“Në këtë pikë dëshiroj të diskutoj haptas me ju nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend edhe kur. Sic mund ta keni vënë re, disa nga aleatët tanë, janë aq të shqetësuar për rrugën e gabuar të Serbisë, saqë po i shohin nëpër gishta e nganjëherë me një sy ose edhe më shuëm mbyllur.
Kush po mundohet ta tërheq kë më shumë.
Nuk na pëlqen aspak kjo dinamikë, por pylli nuk duhet të injorohet për shkak të pemëve.
Në planin afatgjatë, ne jemi më mirë me këtë marrëveshje.
Historia është përplot me shembuj, e vende që humbin mundësinë dhe vazhdojnë konfliktin për dekada”, tha Kurti