Live

Kurti e nis “Bislën” në Greqi, a po na e sjell njohjen?

09:01 / 03 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ka disa muaj që është proklamuar se Greqia mund ta njoh së shpejti Kosovën si shtet dhe me të gjitha dokumentet e saj zyrtare. Pavarësisht deklaratave dhe premtimeve në vitet e fundit, një gjë e tillë s’ka ndodhur ende.

Por, gjërat mund të marrin kahje tjetër pasi Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek. Mbetet të shihet nëse “Bisla” do të sjellë myzhden e parë të marsit në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua