Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.
Ata, me anë të një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, kanë deklaruar se janari dhe shkurti janë kritikë në përballje me krizën energjetike.
“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!”, thuhet nga Kurti dhe Rizvanolli
Të dashur qytetarë, Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike. Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë! #kurseEnergjinë
Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Monday, January 9, 2023