Live

Kurti konfirmon kushtin e Asociacionit: S’e menduam se shtetet që na përkrahin do të bëheshin pengesë

12:10 / 08 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se shteti po përballet me një kusht të ri për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e që është Asociacioni.

Këto deklarata ai i bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. 

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazgdueshëm për të drejtat e njeriut, demorkacinë dhe sundimit ligjin, vlerësimet e KIE-së, këto javë u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë me standradet e naëtarësimit në organizatë. Pas kushtit që të zbatohet njëaktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në dëgjuam që ka kryeqytete që po kushtëzojnë finalizimin e procesit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese.” – u shpreh ai.

Kurti ka thënë se dokumentin s’e ka pranuar Serba: 

“Ky dokument i sjellur nga Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë të QUINT-it nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai të bëhet pjesë e pakos së marrëveshje bazike, dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërisht i obligueshëm e zbatueshëm, u pat refuzuar nga Serbia. Refuzimi s’është pranim, është refuzim.

“Kjo kërkesa kqenë edhe mbetet absurd, tri herë u tentua të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim dy herë në Komitetin për Çështje Politike, e po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, që të tri hera u refuzuar.” – tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua