Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe gruaja e tij, natën e djeshme kanë darkuar në Pallatin Élysée.
Ata u pritën nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron.
Kjo darkë u shtrua pas diskutimeve në Forumin e Paqes që u mbajt në Paris.
Postimi i plotë:
Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron.