Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë vështirë e arritshme përderisa në krye të shtetit të Serbisë është ish-ministri i Sllobodan Millosheviq-it, presidenti aktual i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.
Sipas kryeministrit të Kosovës, udhëheqësit e Serbisë ende vazhdojnë t’i mohojnë krimet e aparatit shtetëror të Serbisë të kryera në Kosovë.
“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, edhe një herë vajtojmë 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe”.
“Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë – e udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviqit – vazhdon të mohojë krimet e saj në të kaluarën, paqja e vërtetë në WB6 do të jetë e paarritshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
I pari i qeverisë së Kosovës, ka përfunduar duke thënë që masakra të tilla të mos ketë “kurrë më”.
On the 24th anniversary of the Reçak Massacre, we once again mourn 45 Albanian civilians massacred by Serbian forces. As long as Serbia's leadership — led by Milosevic's former Minister — continues to deny its past crimes, true peace in the WB6 will be out of reach. #neveragain pic.twitter.com/GJMLYFCLJ0
— Albin Kurti (@albinkurti) January 15, 2023