Live

Kurti për Ilaz Kodrën: Luftëtar i paepur i lirisë, i përjetshëm kujtimi për të dhe i nderuar vendi i tij në historinë moderne të Kosovës

11:04 / 02 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë solemne në nderim të rënies së Komandatit të UÇK’së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmoreve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kryeministri Albin Kurti tha se Ilaz Kodra dhe shokët e tij i hodhën themelet mbi të cilat u ngrit Ushtria Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.

“Sot me 2 maj 2024, jemi mbledhur në Kuvendin e Kosovës ti përkujtojmë dhe nderojmë 315 dëshmorët dhe martirë të rënë për lirinë e Kosovës para 25 vitesh më 30 prill 1999 në Drenicë, për ta kujtuar luftëtarin e paepur të lirisë, Ilaz Kodrën, bashkëluftëtarin e Adem Jasharit, dhe një nga të parët e grupeve të armatosura që i hodhën themelet mbi të cilat u ngrit Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Po e kujtojmë sot një ditë para ditëlindjes së tij kur ai do të bëhej 58 vjec”, tha Kurti.

Kurti tha se oda e familjes Kodra ishte një nga bazat e hershme të grupeve të armatosura që e rritën dhe e ngritën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“…oda e familjes Kodra u bë një nga bazat e hershme të grupeve të armatosura që e rritën dhe e ngritën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aty u diskutuan dhe organizuan aksione dhe aktivitete nga Ilaz Kodra, Zenun Kodra, Fadil Kodra, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jashari, Musa Jashari, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Shaban Shala, Gani Koci dhe të tjerë luftëtarë.

“I përjetshëm do të jetë kujtim për Ilaz Kodrën dhe i nderuar vendi i tij në historinë moderne të Kosovës. Andaj krenohuni me Ilaz Kodrën ju znj.Kimete, bashkëshorte e heroit Ilaz Kodra, vajzat e Ilazit, Sumead he Krenare Kodra, vëllai Avni dhe axha Rexhep Kodra”, tha Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua