Live

Kurti sulmon sistemin e drejtësisë| “Me dëgju ministrin Hekuran, ma e rëndësishme me u bo kryeprokuror se kryeministër”

23:12 / 03 Dhjetor 2022

Nga admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për çdo ditë na befason me deklaratat e tij.

Ai kësaj here ka befasurar edhe me një deklaratë tjetër, ku thotë se ‘më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror’.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook, shkruan Kosovalive.net.

Në këtë video, Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”.

Shpërndaje në

U Kopjua