Live

Kurti thumbon një gazetare: Derisa po bisedoja me bujkun, ajo po më ndiqte në ara dhe po më pyeste për Lajçakun

14:01 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thumbuar një gazetarë që po i kërkonte përgjigje në lidhje me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se derisa ishte në një bisede më një bujk në arë, gazetarja po e pyeste për Lajçakun, shkruan kosovalive.net

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti.

POSTIMI I PLOTË:

Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.

Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit.

/kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua