Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në njoftimin për media të Kryeministrisë thuhet se në takim u diskutuan “për procesin e dialogut, hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”.
“Kryeministri Kurti do ta mirëpres emisarin Lajçak në Prishtinë, në përfundim të kësaj jave”, u përmbyll njoftimi.