Live

Kush po negocion për aderimin e Përparim Ramës në Lëvizjen Vetëvedosje?!

13:00 / 03 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar me siguri të plotë se janë duke negociuar për aderimin e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama në këtë subjekt politik.

Takimi, pohon burimi, është zhvilluar javën e kaluar midis z. Rama dhe z. Liburn Aliu, njëra prej figurave politike të rëndësishme në Lëvizjen Vetëvendosje.

Burimi nuk ka dashur të zbulojë vendin e takimit, as orën, as kushtet e nogociimit, parimet, e asgjë tjetër.

E ka konfirmuar se janë në bisedime serioze që kryetari i Prishtinës të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se në këtë proces nga LVV është i përfshirë direkt z. Liburn Aliu.

Përparim Rama, hyri aktivisht e politikisht në LDK pas marrjes së lidershipit të kësaj partie nga ana e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe pas ftesës që iu bë për të garuar në Prishtinë si kandidat i LDK-së.

Në shumë raste para se të mbaheshin zgjedhjet e fundit lokale është mediatizuar çështja e ideologjisë politike të z. Përparim Rama, janë shtruar pyetje nëse ai është apo nuk është anëtar i LDK-së dhe aspekte të tjera që lidhen me binzneset e tij në Londër e Kosovë.

Edhe zyrtarë të lartë të PDK-së, të njohur pë redaksinë, e kanë konfirmuar lajmin se Përparim Rama, para se të aderonte në LDK, ka pasur biseda me këtë subjekt politik për të kaluar në PDK. Procesi nuk është përmbyllë dhe ky zyrtar i PDK-së refuzoi të jap më shumë detaje për kushtet e aderimit dhe arsyet që quan deri në mosarritjen e marrëveshjes me z. Rama.

Në komunën e Prishtinës, Përparim Rama dhe LDK është në koalicion me PDK-në.

Lëvizjet politike, kalimet nga njëra parti në tjetrën nuk janë risi e befasi për mjedisin politik kosovar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...