Live

Lajçak mbrëmë darkoi edhe me Kurtin, thotë se u pajtuan për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara

08:08 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka lëshuar një cicërimë para pak minutash në Twitterin e tij, pasi zbarkoi në Prishtinë.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, në një darkë pune të zhvilluar sonte.

Megjithatë, ai shtoi se bashkë ranë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministri Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Lajçak.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...