Live

Lajçak pas takimit me Kurtin: Ekziston mundësia që “Elektroseverit” t’i hiqet licenca

12:56 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sa i përket çështjes së energjisë, janë në konsultime me kompaninë serbe “Elektrosever”.

Lajçak thesoi se ka rrezik që kësaj kompanie t’i hiqet licenca.

“Për energji jemi në proces të konsultimit, ka rrezik t’i tërhiqet licenca Elektroserverit, e nuk duam të ndodhë kjo. Për këtë ftuam në Bruksel gjithë aksionarët, si KEDS e Elekstroserver të hënën, ku kemi kaluar ditën duke diskutuar situatën. Ka qenë me rëndësi për mua t’i sjelli konkludimet e diskutimit te kryeministri e të bisedojmë rrugën para”, tha ai.

Këto deklarata Lajçak i bëri në një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi.

Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë në veri ka pësuar ngecje në realizim, si pasojë e mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë serbe Elektrosever, që rrjedh nga marrëveshja e arritur më 21 qershor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...