Live

Lajmi në zhvillim, SBASHK-u në “dilema”, të ndalë apo të vazhdojë grevën

10:19 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Zyrtarë të SBASHK-ut ende nuk kanë dalë me njoftim se cili është vendimi i tyre për sa i takon çështjes më të debatueshme që prej pesë javësh, grevës në arsim.

Kreu i SBASHK-ut, Jasharaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate sindikale, kanë paralajmëruar se greva mund të ndalet e mësimi të fillojë nga e hëna e javës tjetër.

Mbrëmë këtë çështje ata e kanë diskutuar edhe me anëtarësinë por nuk kanë dhënë ende hollësi se cili është mendimi i saj, janë për ose kundër vazhdimit të grevës.

Sot, në mesditë ose pasdite pritet që të komunikohet ky lajm nga SBASHK-u. A do të dalë anëtarësia kundër idesë së drejtuesve të saj, ende nuk dihet. Ajo që dihet tashmë pa asnjë dilemë sipas burimeve brenda sindikatës tregon se anëtarësia ka konfuzion se çfarë vendimi të marrë si rezultat edhe i deklaratave të fundit nga kryeministri Kurti e mazhoranca, të cilët i akuzuan direkt drejtuesit sindikalë, si pjesë të PAN-it dhe që përmes grevave po e dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti /kosova.live/

Shpërndaje në

U Kopjua