Live

Lirohet vajza tetëvjeçare që u mbajt në izolim tërë jetën në Gjermani

16:50 / 08 Nëntor 2022

Nga admin

Një vajzë tetëvjeçare gjermane është liruar pasi ka qenë e mbyllur në një shtëpi për pothuajse gjithë jetën e saj.

Vajza, e njohur si “Maria”, u gjet në shtëpinë e gjyshërve të saj në qytetin perëndimor të Attendorn në shtator, shkruan Euronews.

Familja e saj dyshohet se e kishte penguar atë të shkonte në kopsht apo shkollë. Sipas mediave gjermane, ajo ishte mbyllur në shtëpi, e izoluar për shtatë vjet, dhe tani e ka të vështirë të ngjitet shkallëve.

Vajza tani është transferuar në kujdestari të përkohshme dhe raportohet se është “në gjendje të mirë”. Mjekët që ekzaminuan vajzën nuk gjetën shenja keqtrajtimi fizik apo kequshqyerjeje.

Zyra e prokurorit publik në Siegen tani po heton nënën dhe gjyshërit e fëmijës, konfirmoi një zëdhënës.

Raportimet bëjnë me dije se pas ndarjes, nëna tentoi ta fshihte “Marian” nga babai i saj dhe pretendonte se ishte shpërngulur me të në Itali në vitin 2015.

Shpërndaje në

U Kopjua