Live

LIVE: Nis mbledhja e qeverisë, ky është rendi i ditës

11:48 / 08 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri Albin Kurti ka hapur mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar.

Në rend të ditës janë gjithsej 20 pika. Në mbledhjen e sotme, ndër të tjera do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për bankat, shqyrtimi i Projekt-Udhëzimit Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionale me Organizatat Joqeveritare për Zbatimin e Politikave të të Drejtave dhe Ofrimin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve (MOP), shqyrtimi i Kërkesës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës (MFRT), shqyrtimi i Kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për rishpërndarje të mjeteve në Ministrinë e Administratës për Vetëqeverisje Lokale, shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim në interes publik të patundshmërive të prekura nga zbatimi i Projektit: Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë (MSPPI), shqyrtimi i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme me interes publik për realizimin e projektit: “Ndërtimi i sheshit qendror të qytetit” në Rahovec, shqyrtimi i Iniciativës për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbimet e Aviacionit ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua