Live

Lushtaku tregon disa nga nevojat urgjente që kanë qytetarët e Skenderajt pas vërshimeve

18:55 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se shumë qytetarë po e kontaktojnë për mbështetje të ndryshme për komunën e Skenderajt pasi kjo komunë u vërshua nga uji ditëve të fundit si pasojë e rreshjeve të shiut.

Lushtaku përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se ata të cilët dëshirojnë t’i ndihmojnë qytetarët e prekur nga vërshime, ndihmat mund ti dërgojnë në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra”.

“Ekipa në terren i ka identifikuar ndër të tjera këto nevoja urgjente për të cilat qytetarët e Skenderajt kanë më së shumti nevojë:

Shporet të drunjëve

Dru

Batanije

Ujë të pijshëm

Pako ushqimore

Dyshekë

Produkte higjienike

Kush ka mundësi le t’i dërgon këto në Palestren Sportive “Ilaz Kodra”, ku po deponohen dhe po shpërndahem pastaj këto ndihma.

Zoti ju shperbleftë bamirës”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua