Live

Mavraj për Qeverinë Kurti: Kemi ecur mbrapa ndërsa Serbia para, janë bërë dëme të pariparueshme në diplomaci

23:42 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Mavraj ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus pati dialogun Kosovë- Serbi.

Analisti Mavraj thotë se në mandatin e Qeverisë Kurti kemi ecur mbrapa me diplomaci.

“Kemi ecur mbrapa, diplomacia pothuajse është inekzistente, është në kolaps totale dhe janë bërë dëme të pariparueshme në fushën e diplomacisë, psh që kur është shkarkuar apo tërhequr ambasadorja Citaku zërin tonë të ngulfatur atje, boshëllëkun që ne e këmi lënë, Serbia e ka mbushur me dërgimin e Marko Gjuriq, si amabasador i Serbisë në SHBA. Prandaj nëse i merrni me gjakftohësi dhe analizoni dalëngadalë deklaratat e përfaqsuesve të ndryshëm të niveleve të ndryshme të SHBA-ve dhe ndryshimin gradual të diskursit të tyre ne do të vërejmë që kemi ecur mbrapa ndërsa Serbia ka ecur para”./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua