Live

Mavraj për raportet me Serbinë: Nuk do të ketë njohje as në 10 vitet e ardhshme, çasja e përëndimorve e gabuar

22:22 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.

Mavraj përballë gazetarit Ridvan Berisha, në emisionin Debat, ka rrëfyer pikëpamjet e tij rreth dialogut Koosvë-Serbi, komenton tensionet në veri dhe tregon se a do të ketë luftë me Serbinë, kartave të pahapura, dhe çfarë nënkuptojnë këto karta, më pas Qeverinë Kurti e ka quajtur të pa përvojë në aspektet shtetërore. Ai ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së dhe Gjykatën Speciale në Hagë. Pra, ai ka diskutuar çështje të ndryshme por në fokus pati dialogun Kosovë- Serbi

A sheh zgjidhje në raportet me Serbinë brenda muajit mars, siç edhe ka premtuar kryeministri Kurti?

“Absolutisht jo. Nuk ka asnjë premisë për zgjidhje definitive në mars, pra as në këtë vit dhe paragjykojë se as në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjidhje në raport me Serbinë.

Ku e bazon se nuk do të ketë njohje as në 10 vitet e ardhshme?

 “Vetë fakti që nuk do të ketë njohje të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, e bazoj këtu”, tha Muhamet Mavraj.

Analisti Mavraj ka cilësuar qasjen e përëndimorëve si të gabuar pasi që po e qortojnë Kosovën më shumë se Serbinë.

“Që nga fillimi dhe më moti është në drejtim të gabuar presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe toleranca e bashkësisë ndërkombëtare është gjithashtu në drejtim të gabuar. Ka një tolerancë ndaj Serbisë dhe ka një mirëkuptim minimal ndaj Kosovës dhe këtë mund ta merrni për shqyrtim në cilëndo fushë. Duke filluar nga liberalizimi i vizave që është një ofendim i madh i civilizimit. Kjo çfarë po ndodhë, nëse  e marrim parasysh se gati krejt bota ka liberalizim të vizave në Bashkimin Evropian e deri tek fushat tjera, është çasje krejtësisht e gabuar e Përëndimit. Dhe kjo çasje mendoj se daton që nga shpallja e vendimit të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, me 22 korrik të 2010-ës për sa ai përket atyre dy pyetejev që i’a pati bërë Serbia përkitazi me shpalljen e deklaratës së pavarsisë së Kosovës dhe që nga ajo kohë kemi një tërheqje të qortueshme për mua, të SHBA-së nga ky teatër në Ballkan”, shtoi Mavraj./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua