Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.
Tutje, analisti Muhamet Mavraj ka treguar për raportet që ka me Kryeministrin, Albin Kurti.
“Jo nuk flas, kur vijnë në qeveri e kam shpjeguar disa herë që shokët kur vijnë në qeveri nuk komunikoj me ta, edhe më parë ata shokët tjerë që kanë qenë në qeveri unë s’ju kam shkuar kurr dhe s’kam komunikuar me ta, është parim i imi që kur vijnë në qeveri nuk komunikoj me ta”, tregoi Mavraj.
“Në zgjedhjet tjera që ishin e kemi pasur një komunikim, ne jemi shokë por nuk i jam përgjigjur këtyre ftesave tjera për këto manifestimet tona të një tetorit e kështu me radhë, dhe nuk do t’ju përgjigjem as në të ardhmen”
Ndërkaq, ai tregoi se çfarë do t’i thoshte Kurtit po ta shihte.
“Sigurisht që nuk do t’ia fusja shpullë por do ia thoja këto që po t’i them këtu”, shtoi ai.
“Kosova duhet të kujdeset që të mos e merr fajin për dështime, aty ku është Josep Borrell dhe Lajcaku nuk pres zgjidhje fatlume për Kosovën, edhe po të ishtë ndokush nga ndonjë shtetet që e njeh Kosovën por e përfaqëson BE-në, unë nuk pres rezultate fatlume për Kosovën meqenëse ata ende i kanë frerët kryesor në procesin e ndërmjetësimit, dhe me këtë qeveri të dobët që e ka Kosova njohje të ndërsjelltë nuk do ketë”.
“Kjo qeveri që e gjen nga një problem për cdo zgjidhje unë nuk pres njohje të Serbisë për Kosovën as në qendër të marrëveshjes, as në periferi të marrëveshjes dhe as në margjinat e marrëveshjes. E tëra është vetëm zvarritje dhe shërbesa jo meritore për strategjinë ruse, të zvarritjes së çështjes së Kosovës dhe mbajtjes ndezur të fitilit të një konflikti në ballkan që s’është i vetmi, është një tjetër edhe në Bosnje dhe një tjetër në ardhje, në Mal të zi”./Kosovalive.net/
Emisioni i plotë: