Live

Mbi 30 ish-ushtarë të brigadës “Mergimi”, i bashkohen AAK-së

14:56 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka njoftuar se në këtë subjekt së fundi janë anëtarsuar mbi 30 ish ushtarë të brigadës “Mërgimi”.

Atyre mirëseardhje iu ka uruar edhe kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

“Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, që është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

Në aderimin e tyre në AAK ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që sot pas një pune të gjatë nga ana ime me ndihmën edhe të disa shokëve në prani të kryetarit të AAK-së z.Hardinaj, pas 23 vitëve t’ju urojmë mirëseardhje dhe anëtarësim të plotë në AAK, për mbi 30 ish-ushtarëve të brigadës “Mergimi”. Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, që është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua