Videoja e motrës e cila po mbronte të vëllain nga betoni i cili i kishte zënë poshtë pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi u bë virale në mbarë botën.
Rreth orës 2 të mëngjesit të së martës pas gati 22 orësh nën rrënoja vajza e vogël u shpëtua dhe u nxor nga rrënojat.
Një javë pas shpëtimit, Guardian vizitoi Jinan dhe vëllain e saj më të vogël në një spital të konvertuar nga një shkollë e mëparshme, ku po trajtoheshin fëmijët e plagosur nga Haremi.
Abdullahu flinte i mbështjellë me një batanije leshi, ndërsa Jinan ishte shtrirë, ende me dhimbje.
“Plaga në këmbë është shumë e rëndë. Jinan mund të mos ecë kurrë si më parë, nuk do të të gënjej. Nëse plaga nuk shërohet, ne mund të detyrohemi t’ia presim këmbën”, tha mjeku i saj, Ëaxhih al-Karat.
Pas publikimit të videos, disa media gabimisht bënë të ditur se babai i Jinanës ishte ende gjallë. Fatkeqësisht, nuk është kështu.
Pasi Jinan dhe Abdullah janë të vetmit që kanë mbetur gjallë në familje. Dy fëmijët iu besuan xhaxhait të madh dhe gruas së tij.
“Është një tragjedi,” tha mjeku me zë të ulët.
“Jinan e di që ka mbetur vetëm me vëllain e saj. Por e shihni që edhe këta fëmijë këtu, pranë shtratit të Jinan, janë jetimë. Dhe shumica prej tyre ende pyesin se ku janë prindërit e tyre dhe kur do të vijnë. Së pari, ne duam t’i trajtojmë mirë. Pastaj në një moment do të detyrohemi t’u themi se edhe ata kanë mbetur jetimë”, shtoi Karat.
Endless admiration for this brave girl.pic.twitter.com/anliOTBsy1
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) February 8, 2023