Live

Mehaj pret në takim ambasadorin e ri turk: Mbesim të përkushtuar në përkrahje të vlerave demokratike

18:07 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Tunç Angili.

“Në këtë takim trajtuam çështje me rëndësi dypalëshe, për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku u theksua mundësia e shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimeve ushtarake”, njofton ministri Mehaj.

Mehaj i ka shprehur ngushëllime ambasadorit turk për të gjitha viktimat nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë, dhe e ka falënderuar për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga shteti dhe populli turk.

Ministri Mehaj ka shtuar se ambasadori turk ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga ana e FSK-së në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga ky tërmet.

“Si shtete partnere mbesim të përkushtuar në përkrahja të vlerave demokratike”, ka theksuar Mehaj.

Shpërndaje në

U Kopjua