Live

Memli Krasniqi mbledh kryesinë, PDK insiston në zgjedhje të reja

17:22 / 19 Prill 2024

Nga Kosova Live

Partia Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për siç u tha zhvillimet aktuale politike në vend. Aty, sipas njoftimit, partia më e madhe opozitare rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin e saj për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në kumtesën e lëshuar pas mbledhjes, u tha se “Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë”.

“PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga partia e e Memlit Krasniqit.

PDK, nga shkurti i këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues, ka nisur mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje të reja. Ndërkaq, me 27 mars, Kryetari i saj, Memli Krasniqi ka nominuar zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, behet e ditur se anëtarët e Kryesisë së PDK’së kanë përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua Raporti që i hapë rrugë antarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Kryetari Krasniqi ka falënderuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), parti ku bën pjesë edhe PDK-ja, për angazhimin e madh në interes të Kosovës në çdo hap të këtij procesi. PDK beson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, për të cilën është punuar me vite, i shërben forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Prandaj, PDK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që gjatë këtij muaji të lobojnë dhe koordinohen me të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, që votimi final i Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në muajin maj, të jetë pozitiv”, thotë njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua