Live

Mergim Lushtaku: Nagip Krasniqin a e shkarkove për shkak të vjedhjeve a për shkak të zgjedhjeve

16:14 / 24 Prill 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku ka reaguar sot për lirimin nga detyra si ish-kryeshef ekzekutiv të KEK-ut Nagip Krasniqin pasi ky i fundit ishte arrestuar për  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Lushtaku me tutje shtoi pytjen ndaj kryeministrit Kurti në rrjetin e tij Facebook se Nagipi a u shkarkua për shkak të zgjedhjeve apo për shkak të vjedhjeve?!.

Postimi i plotë (pa nderhyrje):

102 milion euro janë dhënë me nënshkrim dhe miratim të këtyre dy bukuroshave, sigurisht pa procedurë të rregullt – thjesht abuzim e hajni për dosta e për parti.

Pyetja ime për këtë kryemashtruesin do të ishte: a e shkarkove për shkak të vjedhjeve apo për shkak të zgjedhjeve?

Mergim Lushtaku

Shpërndaje në

U Kopjua