Live

Menduh Thaçi: VLEN’i moçal politik, me ndryshimet kushtetuese shqiptarët pjesë e Perëndimit, s’lëvizim asnjë milimetër për to

09:46 / 06 Maj 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, dje në Tetovë, ka falënderuar kandidatin e koalicionit Fronti Evropian, Bujar Osmani, që sipas tij e bëri VLEN’in “moçal politik”.

Thaçi ka shtuar se kushdo që fiton votat e maqedonasve, Fronti Evropian nuk “lëviz asnjë milimetër” nga qëndrimi për ndryshime kushtetuese.

Ai ka thënë se me ndryshimet kushtetuese bëhen pjesë e perëndimit.

“Kam arsye të plotë që fillimisht para jush të përshëndes personin i cili në zgjedhjet presidenciale me votën e vet xhunglën politike të VLEN’it e sakatoi dhe e bëri moçal politik, Bujar Osmanin. Unë e siguroj Bujar Osmanin se unë jam ekspert për dezinfektimin e moçaleve si bakterie parazite dhe virusë të ndryshëm. Beteja e Frontit Evropian është shumë e rëndësishme, ne kemi program, platformë, vizion dhe qëllim. Programi jonë është shumë i qartë, ne kemi kushtëzim të paluhatshëm, kushdo që do të fitojë votat e maqedonasve asnjë milimetër nuk lëvizim po qe se nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese. Kjo kur e përmendim duhet sikur politikë e lartë. Të nderuar motra dhe vëllezër, ndryshimet kushtetuese janë historike për popullin tonë, e para bëhemi definitivisht pjesë e perëndimit dhe e dyta duhet të gjithë ta dimë se pengesa për integrim që është për Shqipërinë vazhdon të jetë për shkak të Maqedonisë së Veriut, dhe çështja e tretë është Bashkimi Evropian, sistemi perëndimor, nuk janë vetëm fjali, letra, aty është mirëqenia e popullit tonë, siguria sociale, shëndetësia e përsosur, arsimi i përparuar e kështu me radhë. Të gjitha shtetet besoj unë, shumë shpejtë edhe Maqedonia e Veriut, në momentin që i hapin negociatat, fondet për ato shtete prej BE’së njëmbëdhjetëfishohen. Kjo është rruga e përmirësimit të mirëqenies ekonomike të popullit tonë.”

Shpërndaje në

U Kopjua