Live

Ministri i Kurtit për BBC thotë se kur u shpall pavarësia kishte frikë se serbët do të dëboheshin nga Kosova

14:46 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, duke folur për BBC-në në gjuhën serbe, tregon për komunitetin serb dhe pritshmëritë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 2018.

“Në anën njerëzore, ishte një epokë pasigurie”, thotë ai, dhe shton se dhe vetvetiu kishte frikë “nga një ekzod i heshtur dhe sulmet”.

“Doli se një pjesë e frikës në vitin 2008 nuk ishin të justifikuara, pavarësisht nga pakënaqësia dhe shqetësimi që kishin serbët, ata ende ishin në një numër dukshëm më të madh se sa janë tanë”.

“Ne ishim të shqetësuar në atë kohë, por asgjë nga eksodi nuk ndodhi”, thotë Rashiq, sot ministri përgjegjës për komunitete dhe kthim.

Që nga viti 2009 janë formuar komunat e reja si Parteshi, Graçanica, Kllokoti, Novobërda me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.

“Në historinë më të re nga viti 1999 e deri më sot, ajo ishte ndoshta epoka më e suksesshme për serbët, sado paradoksale të tingëllojë,” thotë ai.

Ai gjithashtu thekson se këtu fillon ngritja e komunave të sapoformuara serbe në Kosovë.

“Çdo komunë mori kapacitete të caktuara sa i përket pushtetit ekzekutiv, duke filluar nga punëtorët në administratë, pastaj spitalet që i takojnë sektorit komunal përmes institucioneve të Kosovës.

“Ju merrni pothuajse qindra vende pune në kategori të ndryshme nga shëndetësia, arsimi, komunat kishin të drejtë të krijonin kompani publike, që në një moment të rritën shpresën për mbijetesë”, përshkruan Rashiq, në atë kohë Ministër i Punës.

Sipas Rashiqit, periudha e përmirësimit do të zgjasë deri në vitin 2013 dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila i ktheu gjërat në drejtim tjetër.

“Pavarësisht nëse dikush e feston si fitore, në një kontekst më të gjerë, ajo e ktheu jetën e serbëve në Kosovë përmbys.

“Nga përfaqësimi politik, i cili nuk ishte autentikisht serb, por Beogradi poltergeist, deri te neglizhimi i interesave të nivelit lokal”, thotë Rashiq.

Ai thekson se më pas instrumentet e pushtetit iu dhanë “postave të regjimit autoritar nga Beogradi”, dhe se serbëve nga Kosova nuk iu kërkua asgjë për dhjetë vitet e ardhshme.

“Prishtina bashkëpunoi me Beogradin, me pëlqimin e heshtur të Brukselit, i cili miratoi gjithçka”.

Marrëveshja e Brukselit zyrtarisht quhet Marrëveshja e Parë mbi Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja është e shkruar në dy faqe të shtypura, ka pesëmbëdhjetë nene dhe në fund të tyre janë inicialet e kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...