Live

Mirupafshim në gjyq presidente!

23:50 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gazetari i njohur kosovar, Ridvan Berisha iu është kundërpërgjigjur reagimit të presidencës që parajmëruan padi ndaj tij për një deklarat të tij në emisionin “Politiko”.

Berisha në postimin e tij tha se deklata e tij është mirë e bazuar.

“Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku.”

“Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit.”

“Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani?”

“Presidente, mirupafshim në gjyq!”, përfundoi postimi i Berishës.

Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me…

Posted by Ridvan Berisha on Monday, January 9, 2023

Ai sonte në “Politiko” bëri një deklaratë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ndikimin e saj në lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

h

“Presidentja Osmani, kabineti i saj direkt ka qenë i përfshir në rastin e ish-policit serb, Pantiq. Kjo për shkak të jehonës politike dhe zhvillimeve politike në veri, dhe efektit domino që mundet ta ketë ajo situatë. Pantiq është mbajtur si është mbajtur në ata kontenjer, nëse s’do të kishte ndërhyrë presidentja Osmani do të bëhej nami. Direkt ka ndërhyrë te Prokurori që e di saktë me emër, për ta formuluar justifikimin e masës së arrestit shtëpiak”, tha Berisha në deklarimin e tij.

Kurse, presidenca në reagimin e saj e cilësoi shpifje këtë dhe paralajmëroi padi nesër ndaj gazetarit Berisha./kosovalive.net/

Reagim Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është…

Posted by Presidenca e Republikës së Kosovës on Monday, January 9, 2023

Shpërndaje në

U Kopjua